Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

Tinguj lirikë nga Anton ÇEFA

$
0
0

Tinguj lirikë/

Nga Anton Çefa/3-anton_cefaMërgim/

U nisa/

si nji yll që shkëputet në muzg,/

ravijëzim i të thanmes./

Udhëve u dhashë nji emën të rrejshëm./

Ngarkesë e randë m’u bajtë :

dekor i gurtë malor në Veri,

legjendë kaltrije ujore në Jug.

Ngarkesë e randë m’u bajtë:

shtëpia me kopsht e avulli

nji jetë e preme për gjysë,

kujtimet pa fund,

të gjallët e të vdekunit.

Sa randë peshojnë të vdekunit!

***

Kangë për tokën time

Rrugët janë të hapuna,

por kthimi asht i vështirë.

Toka ime e dhimbshme

e dhimbshme dhe e bukur.

 

Te ti çelin agimet lule drite

e errën muzgjet në piklime yjzish,

toka ime e dhimbshme,

e dhimbshme dhe e dashur.

Rrugët janë të hapuna,

po kthimi asht i vështirë

e dhimbja asht e thekshme,

o toka ime,

e dashur,

e dashur dhe e braktisun

***

Mall agimesh

 (Shkodrës)

Sado të randa qenë stinët,

të errta, plot lagshti,

malli yt asht mall agimesh

që shkëlqen mbi Cukal e Maranaj,

e rrjedh me ujët e Bunës.

 

Nuk ndigjoj këtu

fëshfëritjen e shermashekut mbi mure,

nuk e ndiej erën e marangjylit n’oborre

e as nuk shoh prendimet mbas Taraboshit.

Këtu nuk e shuej etjen me ujë pusi.

 

Shkodër,

në degëz të mallit tand,

luhatet e varun zemra ime.

***

Djegie me hyjzit e natës

Fije përrallash të lashta

digjen sonte me hyjzit e natës.

 

Flakë tingujsh ndigjoj

e zanesh të hershme

ku janë gdhendë fytyrat e trembuna të stinëve

që dikur kanë qenë të mijat

e tash përndezen në kujtesë

si përrallat e lashta

që digjen me hyjzit e natës.

***

Lejleku

Lejlek,

o shpend i urtë,

nën pelerinë të bardhë

e shpirt prej bore,

me krahë të lehtë

qiellnajesh t’mjegullta fluturon,

i tretun mallit,

po rishtas kthen në fole.

 

Lejlek, o shpend i urtë,

me shpirt prej bore,

mësoma, të lutem,

artin e kthimit!

***

Mbramje maji

Pikojnë yjzit si shi i artë,

jone të çuditshme flurojnë

në dridhje valësh ajri.

 

Sa çelë e mbyll sytë

shkëndijojnë xhixhillojat.

Zane që shushurisin përmallshëm

fjalë të pakuptimta

e shpirtna melodish n’flutrim

mbushin hapsinat.

Asht mbramje maji.

***

Lule kumbonët

Mëngjesi davariti yjet.

Në kopsht,

lule kumbonët hapin gojët mavi

plot vezullime.

Aromat,

ah, aromat!

kundërmim dëshirash të mshefta

dhe fjalësh të pathana

dihasin në kërcellin e blertë të mendimit.

Shpirti im gjithnji gjen paqe

në bukuritë që pluskojnë papritmas

në gojët e hapuna.

***

Autoportret 

I zhveshun jam

nga mishi i flashkët

nga ashti i ngurtë

nga vetja

i zhveshun jam.

Nji tingull,

nji ngjyrë,

ndoshta aromë

a frymë e nji reje të epër

që kullohet në folezë të dritës

e rigon ujna të qelqtë

mbi ankthet.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>