Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

ZHAK PREVER &EVGENIJ EVTUSHENKO NE SOFREN E DIELLIT

$
0
0

EVGENIJ EVTUSHENKO/

MONOLOG I NJERIUT TË PASNESËRMË/

 Adami dhe Eva nuk kishin parti,/

arka u projektua nga jopartiaku Noe./

Të gjitha partitë me buzëqeshjen malinje,/

i shpiku djalli – ai ka shije të keqe./

 Dhe mbase në zemër të vetë mollës,

ç’krimb ishte mbyllur – krimb e gjarpër në një

Politika – profesioni me origjinë diabolike

dhe njerëzit u krimbën pastaj.

 

Politika shpiku policinë,

politika shpiku liderët,

futi njeriun e gjallë në rresht

dhe i ndau njerëzit në kuadrate.

 

Ku është partia e vejushës, e pelegrinit të gjymtuar,,

Partia e fëmijës dhe e familjes, ku është?

Ku është kufiri midis Magdalas dhe Majdanekut,

dhe në mes Oswiecimit dhe Songmit?

 

Një ditë, një ditë, një ditë,

stërnipërve të kohëve moderne të gjitha partitë

do t’u vijnë në mendje si një gjë e largët,

si egërsira, Babilonia e madhe.

 

Dhe do të ketë një botë pa të gjymtuar në varrezë,

pa sakatë moralë në pushtet,

dhe një parti e vetme në të:

emri i saj i thjeshtë – njeri.

                     

Shkruar në vitin 1972 – Botuar në vitin 1991

Përktheu: Faslli Haliti

ZHAK PREVER  –  1900  1977/

 

1.TË RINJTË QË DUHEN  /

Të rinjtë që dashurohen puthen në këmbë

Përballë portës së natës

Kalimtarët që kalojnë i tregojnë me gisht

Por të rinjtë që dashurohen

S´janë aty për askënd

Është vetëm hija e tyre

Që dridhet në errësirë

Që shkakton tërbimin e kalimtarëve

Përbuzjen e tyre nënqeshjet e tyre

Zilinë e tyre

Të rinjtë që dashurohen s´janë aty për askënd

Ata janë diku shumë më larg se nata

Shumë më lart se dielli

Janë në shkëlqimin verbues të dashurisë së tyre të parë.

 Përktheu: Faslli Haliti

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>