Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

RRUGETIM I PAPRITUR

$
0
0

Neki Lulaj/

(Kushtuar Kolonelit Ahmet Krasniqi)/

Heshtja ka pllakosur në atë vargan të gjatë kolone/

Lëvizje e ngadaltë me plagën e rëndë të dhimbjës/

Pikon plaga e hapur në përcjelljen e pafund  mortore/

Kolona bluan në mullirin e kohës me ritëm  befasie/

 

Kush ta zuri pritën, vëlla kush e vrau ylberin/

Kush i veshi rrobat   mjerane të tradhtisë/

Kush e vrau, kush qëlloi mbi kolonelin?/

Kush  e vrau atë dritë që donte vetëm dritë??!!/

 

Hedhim hapat në rrugëtimin e fundit kur ndalet jeta

Po grijmë në  heshtjën mortore një duhan kaçak me dhimbje

Malli për ty shtrydh gjoksin, ndrydh ndjenja

Shtrëngojmë duart e kafshojmë buzët në dridhje

 

E s’duam loti  të na tradhëtojë në ligësinë shkullore.

Teksa turma memece gjarpëron nëpër udhë

Seicili ka hapur kalendarin e veprës  madhështore

Që kur ishe fëmijë, kolonel,  deri sa u bëre burrë

 

O tërmet, o tradhëti e lashtë shekspiriane

Në gjirin  e nënës ti ishe atentat për pavarësi ……

Mos thuaj se s’te kemi më  odave ku ka fjalë mentare

E në një bjeshkë nuk do ta ringrejmë flamurin kuq e zi!

 

……………       …….   ….

 

Zvarranikët ecin drejt aktit të fundit të turpit të zi

E Kosova ngjason sot me një lëndinë e plagosur në petale

Hienat mes turmës anonime i shoh duke zgërdhirë

E koloneli nga arkivolit tinguj tmerri lëshon me batare

 

“Kapini kusarët kriminelet që jetën e vrasin

Kosova jonë e dashur të mos i ndalet jo kurrë hapi!|

….

Koha gjemoi njeriu që lindi në burg ….

……..    …..   ……     ….

 

2.Për ata që nuk vdesin

 

Nëse me pyetni

Dëshmorëve të kombit nga u erdhi fuqia.

Unë ju tregoj.

 

Nëse me pyetni

A luftuan ata për emër a për Liri.

Unë ju tregoj.

 

Nëse me pyetni

A u shkrua për ta në histori një kapitull i ri

Unë ju tregoj.

 

Nëse me pyetni

Kosharja, Loxha, Prekazi e Gllogjani

A janë djepa trimërie

Unë di t’ju tregoj.

 

Nëse me pyetni

A jetojnë dëshmoret  e cilën ditë të lindjes kanë

Unë saktë ua tregoj

 

Nëse më pyetni

A jetojnë në Parajsën e  Pavarësisë

I pari dhe i fundit unë, unë  ua tregoj

 

3.TE RRASA E ZOGUT

1.

E shkulën mitin e Gurëndarjes

që s’fjeti kurrë, kurrë

E thyen shpirtin

deri në koskë në Rrasën e Zogut

Prillin e kthyen në furtunë

E lidhën me litar

E rrugën kërkonn që t’ia lidhnin me zinxhirë

2.

Ecën  krisma e pushkëve

si zonja konaku thellë në luginë

Nuk ulën tytat

mbi tokën e lashtë të shenjtërisë

Duhët këputur zinxhiri

i ndasisë ku muzat flasin pa pushim

Ku ligjërojnë malet   shqiptare

e në  Alpe sheh shqipet e Dardanisë

3.

Lugina e Kosharës mbeti

themel i patundur i shtetësisë

Rrasa e Zogut fole

ku fle e rizgjohet trimëria

Këndojnë miliona zogj

e zemra të shqiptarisë

Ninullojnë 114 muza të pafjetura

që i sjell si dhuratë liria


Viewing all articles
Browse latest Browse all 535