Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

ALFONS GRISHAJ: NE BURG-SPIUNI-ATEISTI

$
0
0

1 Alfons-Grishaj

NGA ALFONS GRISHAJ/
0 I bugosuri0 I bugosuri

 

NË BURG/

Sa ditë ka që degdisem në këtë terr të pafund?/

Duke udhëtuar në qendër të tokës…/

Me kandil karbiti kërkoj humnerat e një çmendurie/

Që idhujt e kuq i kanë bekuar./

 

Sa muaj ka që gazi vdekjeprurës është pjatë e parë?/

Shiu i galerive më bën dushin e rastit/

Buzë furrneleve të vdekjes,/

Në natën e përjetshme ku dhe Dantja do të çmendej./

 

Maska e artë e vdekjes* nuk është e lavdishme si në Egjipt.

Heshta e Rameses* është në duart e minjve të galerave,

Që parakalojnë në fasada therëse, porsi shigjetat mbi sinonimin Leonid.

Brumbulli sado i bukur të jetë nuk mund të bëhet kurrë Sargon*.

 

Sa vjet ka që vërtitem fushave dhe erërave mes pelerinave të gjelbërta,

Që me një ndërgjegje të shkarravitur brohorasin me zë të fikur,

Kur marshi funebër është violinë e parë një populli më të vjetër se toka.

Këngët e zemrës pikojnë gjak në kollitjet e një rinie të plakur.

 

Sa vjet ka që flas me koloradon midis pluhurit të lindonit dhe gjeodrinës?

Sa vjet  flirtoj me gërvishtjen e shulave dhe mjaullimën e dyerve të ndryshkura?

Sa vjet ëndrrat më duken zhgjëndra dhe zhgjëndrat ëndrra?

Sa vjet ???

Maska e artë e vdekjes u vihej në fytyrë faraonëve pas vdekjes.

Rameses i II ishte faraoni më i madh. Ai jetoi në vitet 1279-1213 para

Krishtit.

Sargon, ishte mbreti i Akkad, mendohet se ai ishte perandori i parë në historinë e njerzimit. Ai ishte legjend në Lindjen e Mesme. Jetoi midis viteve 2296-2240 para Krishtit

 

SPIUNI

 

Pjellë e mortes është spiuni,

Në xhep të futet dhe s’e di,

Të rreshqet porsi sapuni,

T’heq lëkuren , të vesh në zi.

Ateisti

Sillet si gjeth’ në eren tërbuar,

Ai që besimin e ka humbur në Zot,

Kazan plehrash shpirt e duar

Kërrcu i kalbur në mos më kot.

***

 

ME ZË

 

Më pëlqen që shpirtin mos  ta lë të mpirë

Të jem ndihmë e  njerëzve që nuk kanë shpresë

T’i  udhëheq në luftë  me të  pabesë

Që n’horizont të shpërthejë frymë e lirë.

 

Më pëlqen të luaj me retë e egra

Në hipnozë të kredhem në të thellin det

Thesarin e gjetur ta skalis mbi  fletë

Plot lule e aromë ku çmendet flegra.

 

Më pëlqejnë dhe lotët t’i pi me verë

Jo prej dobësisë as  dhimbjes  n’infinit

Po për braktisjen e Shenjt Jerome* eremit

Dhe terrin  honit që po bëhet më i gjerë.

 

Më pëlqen çelja bisqeve në pranverë

Shpërthimi ujvarave dallëndyshe nga fole

Me anijen fantazëm vizitor ndër pole

Ankoroj vargjet në akullin e djerrë.

 

Më pëlqen të hyj si dielli përmes qelqit

Si shpirti mes shkëmbinjve dhe metalit

Mbi shpinë t’ dyrdylit mbi majat e malit

Mes oqeanit të qesh dhe luaj me peshqit.

 

Më pëlqen të marr ngjyrë nga hiri i Vezuvit

Të futem n’ zemër të llavës të bëhem  një

Të bares  bash midis Ferrit të Dantes  me zë!

Pas… jorgan uji mbi zjarrin e rruzullit.

 

Nuk më pëlqen  të luaj kurr me dashurinë

Që Zoti e bekoi në më të lartën  shkallë

Si violinë sjell  notat zogjve me aq  mall

Qeliza jete frymëzojnë gjithësinë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>