Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

Ne perkthimin e Faslli Halitit, vjen ne Sofren e Diellit ADONIS(Ali Ahmed Sa’id Isbir)

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

2.  A  d  o  n  i  s/

Adonis është pseudonimi i Ali Ahmed Sa’id Isbir, poet dhe shkrimtar libanez me origjinë siriane.

Poezia e tij është e orientuar fort te politika dhe çështjet sociale, ndiqet kryesisht nga të rinjtë dhe  karakterizohet nga vende si Marrakech, Fez dhe Kajro, të cilat bëhen simbolet e ndjenjave të përjetuara nga Adonis.

Poezi dashurie numër 23

Poezia pi ujin e jetës,

por nga burime zhytur

në rrudhat e trupit.

Kështu unë e ngre në qiell

dhe këndoj për të: afrohet, ulet, fillim

talent

Lindja dhe Perëndimi

Diçka ishte shtrirë në llogoren e historisë

diçka e zbukuruar, shpërthyese

që transportonte djalin e vet të helmuar me naftë

të cilit tregtari i helmuar i këndon një këngë

ekzistonte një Lindje e ngjashëm me një fëmijë që lutet,

kërkon ndihmë

dhe Perëndimi ishte zotëria e tij i pagabueshëm.

Kjo hartë ndryshoi

universi është një zjarr

Lindja dhe Perëndimi janë varr

i vetëm

ngritur nga hiri i tyre.

Goja jote

Goja jote është dritë   fulgore

asnjë shkëlqim

s’është e denjë për horizontet e saj.

 

Goja jote është dritë

hija është në një lule.

Dhimbje e ndarjes

Sa e hidhur dhe sa e dhimbshme nostalgjia për shtëpinë e tij

duke mbështetur faqen mbi shpatullën e natës dorëzuar  asaj

shtëpisë së tij të heshtur nën harkun e pishave,

natën lexon veprat e tij duke ruajtur dyert dhe dritaret,

asnjë zjarr përveç asaj që kërcet në trupin e lirë, apo që flakëron

në tokën e tij (sot është i errët ai kalim drejt vendit të tij

dhe, era fryn furishëm nga të gjitha anët)

sa e hidhur dhe sa e dhimbshme është nostalgjia

për atë që mbetet prej legjendave të dashurisë sime

sa e vështirë është të flasësh për të nuk kam zjarr

për këtë skelet

përveçse atij të fjalëve.

Himnizoj këtë djersë të shquar 

Festoj, festo këtë djersë

që rrjedh nga trupat tanë tani këtu në shtrat duke rivalizuar

pluhurin e muzgut

atë që u thërmua nga trupi i diellit (ky muzg

është një tjetër agim) është

një festë ose një zot

që konsumon organet e tua

në venat e të dashurve më të shkëlqyer

dhe krenar ?

Një zë në venat e të dashuruarëve

perëndim i zjarrtë që pulson në një tjetër

ngrihet nga dëshpërimi i tyre dhe nga dhimbjet  dhe u pëshpërit gjymtyrëve tona:

ndryshku  i jetës dhe i botës  zhduket me këtë djersë.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>