Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

JETË E RÉ NGA AT PJETER MESHKALLA

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

…E shkruar ne Burgun e Burrelit/

Nga At Pjeter MËSHKALLA S.J./

JETË  E  RÉ/ 

  Në kthesën e një djali të ri:/

           “Kaq i vogël fëmi e kaq i madh mëkatar!”/

                                                           Sh’Augustini/

Në zemrën teme lindi jeta,

   shpirti asht mbushun me dëshirë,

   me ndriti mendjën e vërteta,

   vuejtjet më duken gurrë me hirë.

Lindi Krishti në zemrën téme,

   më pruni paqë e dashuni,

   më rreshi forcë e ngushëllime,

   zhduku errësinën e burgut të zi.

Unë dikur me mburrje shkojshe

   për pusina, kurtha e léqe;

   krime n’têrr unë farkëtojshe:

   holla vrapin për rrugë të kéqe…

Epshi e faji janë veriga

   që, tue lëmue, të skllavënojnë;

   shpirti s’ka qetësi në punë të liga,

   që, veç rrathët ma fort shterngojnë.

Mallkue kjoftë për jetë mbrapshtia,

   rruga e turpit sot kjoftë pré!

   U thyen prangat, ktheu liria,

   shtegu u hap për  J E T Ë  TË  R É  !

BB 1954.

 Shenim nga Fritz Radovani: At MËSHKALLA  poezinë e ka shkrue në Burgun Burrel, (BB) në 1954. Piksynimi i Autorit nder të gjitha shkrimet e Tij ishte: “Mbajtja naltë e optimizmit tek Rinia Shqiptare, e cila, nder pranga vetëm dëshprohej..!”

            Melbourne, Korrik 2016.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


Viewing all articles
Browse latest Browse all 535

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>